Politika 23 June 2024, 19:13 Nga VNA

A ka vend Lulzim Basha në PD? Reagon Berisha pasi mori vulën.

Ndaje në Whatsapp
A ka vend Lulzim Basha në PD? Reagon Berisha pasi mori vulën.

Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës, ftoi deputetët e PD të riktheheshin për bashkim. Ftesa mesa duket nuk është e hapur për Bashën.

Në një intervistë Berisha ka deklaruar se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur.

“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.

Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.

“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme