Politika 22 June 2024, 11:10 Nga VNA

Salianji paralajmeron nëse shumica i heq mandatin Berishës do të ketë përplasje ekstreme

Ndaje në Whatsapp
Salianji paralajmeron nëse shumica i heq mandatin Berishës do të

Pas Flamur Nokës, edhe Ervin Salianji ka paralajmëruar se nëse Kuvendi i heq mandatin Sali Berishës, i cili ndodhet në masën e arrestit të shtëpisë që prej 30 dhjetorit, atëherë do të çonte në një përplasje të fortë me mazhorancën.

Në një intervistë për mediat, Salianji u shpreh se nëse shumica ndërmerr një akt të tillë do të çonte në ekstrem përplasjen mes zgjedhësve të Berishës dhe kundërshtarëve politik të tij.

“Kushtet e zotit Berisha nuk jemi në kushtet që parashikon Kushtetuta për mbarimin e mandatit. Zoti Berisha nuk po mungon pa arsye në Kuvend për 6 muaj. I është kufizuar liria me një vendimmarrje, në këndvështrimin tim të padrejtë” - theksoi ai.

Salianji gjithashtu foli edhe për refuzimin e opozitës që të marrë pjesë në komisionet parëlamentare të mazhorancës atë të dezinformimit si edhe të luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, me këto nisma, shumica kërkon të shtrijë kontrollin ndaj institucioneve.

“PS së pari nuk e shtrin dorën përveç rasteve kur do të vjedhë ndonjë gjë dhe ky është rasti ku PS po kërkon që përmes krijimit të komisioneve, në rastin tjetër të kufizojë lirinë e shprehjes te portale apo media kritike dhe në një rast të kufizojë të drejtat që kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtave kushtetuese të organeve të pavarura”, tha Salianji.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme