Politika 23 June 2024, 12:43 Nga VNA

Basha me parti të re? Enkelejd Alibeaj: Ja si do jemi në zgjedhjet e 2025-ës

Ndaje në Whatsapp
Basha me parti të re? Enkelejd Alibeaj: Ja si do jemi në zgjedhjet e

Pas vendimit për tu larguar nga grupi i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tregon nëse do të kemi një parti të re politike.

"Nuk është e thjeshtë dhe duhet përgjegjshmëri maksimale për të artikuluar këto ide. Pyetja e parë është a e kërkon sot, momenti politik, një lëvizje, një organizim, një formacion, a e ka publiku nevojën për të ndryshuar?Besoj se është publike tashmë, ka një sërë të dhëna që tregon se publiku shqiptar kërkon një orë e më parë ndryshimin. Sondazhet e tregojnë, mbështetja e madhe e pakushte për SPAK-un e tregon këtë punë.

Ndaj premisat janë, por duhet parë nëse është krijuar në këto 3 vite betejë, ndonjë grup që po ngjall shpresë? Unë besoj se po. Shqiptarët duan të mbështesin një formacion ndryshe politik.

Ajo që doja t’ju thoja është kjo, sot, ajo pjesë ku unë kam qenë, bëj pjesë, ka bërë betejën e saj, është farkëtuar si ideologji, ka program, ka artikulim publik, ka argument, besoj se janë premisat për të krijuar një formacion të ri të natyrës politike. Kjo është energji e madhe e mbledhur në opozitë”,-tha Alibeaj i ftuar në Euronews

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme