Politika 26 June 2024, 20:39 Nga VNA

Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Dum-Dumani është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin

Ndaje në Whatsapp
Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Dum-Dumani është tubi i oksigjenit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në konferencën organizative për Tiranën, Meta në fjalën e tij tha se ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

“SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës. Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë  si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik” – tha Meta.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme