Politika 26 June 2024, 18:09 Nga VNA

Bën thirrje për bashkim, por Berisha kërkon të largojë nga komisionet në Kuvend edhe këshilltarët e PD të emëruar nga Basha

Ndaje në Whatsapp
Bën thirrje për bashkim, por Berisha kërkon të largojë

Pas vulës, Sali Berisha dhe grupi i tij mesa duket nuk do të tolerojnë asnjë zë kundër tij brenda PD. Edhe pse publikisht u bën thirrje demokratëve për bashkim, nga ana tjetër u ka dhënë urdhër të tijëve që të largojnë nga Komisionet e Kuvendit deputetët dhe këshilltarët e PD të emëruar nga Basha.

Kjo është diskutuar dhe në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD ku disa deputetë kanë kërkuar nga Kyetari i Grupit Parlamentar të kërkojë shkarkimin e Kryetarës së Komisionit të Arsimit dhe Medias, Flutura Açka, për shkak se sipas tyre nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës.

Por deputetët nuk e kanë lënë me kaq, pasi e njëjta kërkesë është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës, ku është kërkuar shkarkimi i disa këshilltarëve të grupit.

“Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision” - janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.

Por ndryshe nga deputetët e tjerë, Gazment Bardhi është shprehur kundër propozimit për shkarkim. Bardhi është shprehur se “e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.

 

Për këtë debat, ka reaguar edhe deputetja e PD, Flutura Açka, e cila shprehet se është njeri institucional dhe jo fugë politike, ndërsa shtoi se do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale. Sipas saj, opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e që vrasin hije.

“Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale. Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën. Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije. Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët. I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025! Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin” – tha Açka.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme