Politika 26 June 2024, 15:50 Nga VNA

Mandati i Berishës/ Nikolla dhe Bardhi në sinkron: Nuk rrezikon

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Berishës/ Nikolla dhe Bardhi në sinkron: Nuk rrezikon

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për mandatin e Sali Berishës.

Sipas Bardhit nuk rrezikon të humb mandatin pasi Berisha ka qenë aktiv si deputet edhe pse ka qenë nën masën e sigurisë arrest në shtëpie.

"Nuk kemi pasur asnjë diskutim sa i takon Sali Berishës. E kemi thënë më parë që nuk ka asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin e deputetit.

Kushtetuesja thotë që kjo mund të ndodhë vetëm me vullnetin e deputetit. Berisha edhe pse është në izolim ka qenë një deputet me aktiv se trecereku i deputetëve në parlament.

Nëse i ikim Kushtetutës  dhe merren vendime të njëanshme politike nga kundërshtari i Berishës, këtu pastaj i bie të bjerë cdo mekanizëm i stabiliteti." tha Bardhi

Në sinkron me Bardhin është shprehur dhe kryetarja e Kuvendit, Nikolla e cila e quan mungesën e Berishës me arsye.

"Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës"

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar dhe në 20 qershor bëhen 6 muaj që mungon në seancat plenare.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme