Politika 26 June 2024, 20:55 Nga VNA

“Ministria e Vdekjes”/ Protesta tek Ministria e Shëndetësisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e minitres Koçiu

Ndaje në Whatsapp

 

 

Qindra qytetarë kanë protestuar këtë të mërkurë para godinë së Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandalit tek Onkologjiku, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Me banderolën “Ministria e Vdekjes”, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Albana Koçiu, si dhe gjithë zinxhirit drejtues në QSUT.  Ata përsëritën edhe njëherë shqetësimin e mungesës së ilaçeve jetike në spitalet e shtetit.

“Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT. Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve” - tha një prej protestuesve.

Qytetarët kanë hedhur shiringa bosh, si simbolikë në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kanë mbajtur edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme. Kujtojmë se Skandali tek Onkologjiku u zbulua pas një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa më parë ishte Kontrolli i Lartë i Shtetitqë e denoncoi. Por Ministria e Shëndetësisë reagoi vetëm pasi skandali u bë publik.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme