Kronika 5 May 2025, 08:18 Nga VNA

6 ditë para zgjedhjeve Berisha në SPAK, Gjykata pritet të vendosë për fatin e dosjes Partizani

Ndaje në Whatsapp
6 ditë para zgjedhjeve Berisha në SPAK, Gjykata pritet të

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK për të shlyer detyrimin e gjykatës së Apelit që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Flamur Noka sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka mobilizuar mbështetësit dhe deputetët që të mblidhen para SPAK kur Berisha të mbërrijë aty dhe më pas të bëjë edhe dekleratat sic e ka kthyer në traditë. Njëkohësisht sot Gjykata e Posacme pritet të marrë një vendim lidhur me kalimin ose jo për gjykim të dosjes penale “Partizani”, ku seanca paraprake zvarritet prej afro 7 muajsh. Avokatët ndonëse publikisht se kanë pranuar, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, janë përpjekur ta shtyjnë këtë vendimmarrje pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ish-kryeministri Berisha është nën akuzë për korrupsion kryer në bashkëpunim. Ndërsa dhëndërri I tij Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash. Nën akuzë janë edhe biznesmenë e shoqëri. Berisha sipas SPAK ka favorizuar dhëndrrin në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Paraqitja e Berishës në prokurorinë e posacme për të firmosur para një oficeri të Byrosë Kombëtare të hetimit, vjen këtë herë vetëm 6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme