Kronika 3 May 2025, 17:22 Nga VNA

Përplasja me armë në Laç, zbardhet dinamika e ngjarjes. Sherri nisi një ditë më parë

Ndaje në Whatsapp
Përplasja me armë në Laç, zbardhet dinamika e ngjarjes.

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Laçin, ku nga përplasja me armë mes disa të rinjve mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një grua e moshuar që shiste qirinj në hyrje të rrugës që të çon te Kisha.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën që lidh qytetin me Kishën e Laçit.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, konflikti mes dy grupeve të të rinjve kishte nisur një natë më parë dhe ishte përshkallëzuar gjatë ditës së sotme. Të dyja palët po udhëtonin me automjete të ndryshme dhe, pasi janë përballur, kanë ndaluar makinat, kanë zbritur dhe kanë nxjerrë armët, duke qëlluar me to.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri. E plagosur ka mbetur gjithashtu edhe Angjelina Gjezaj, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes duke shitur qirinj.

Sipas mjekëve, dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës.

Policia ka gjetur një nga armët e përdorura në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, një automjet i djegur i gjetur në Balldre të Lezhës, fillimisht u dyshua se kishte lidhje me këtë ngjarje, por më vonë u konfirmua se nuk ka lidhje me të.

Sa i përket motivit të konfliktit, ai ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme