Kronika 4 May 2025, 15:21 Nga VNA

Përplasja në Laç 1 të vrarë e 4 të plagosur, autori i dyshuar: Qëllova pasi pashë që kishin armë. Sherri nisi për një pasqyrë makine

Ndaje në Whatsapp
Përplasja në Laç 1 të vrarë e 4 të plagosur,

Përplasja me armë në Laç, që la 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, nisi pas një sherri për pasqyrat e makinave. Një shkak kaq banal nisi kur në lëvizje e sipër makinat u përfshinë në aksident, por pa dëmtime. Burime nga policia thonë se Klevis Ndreca, aktualisht në arrest, po udhëtonte në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi, gjithashtu i arrestuar, ishte në automjet me Liridon Ismailajn dhe Gerald Bitrin. Ky i fundit, për fat të keq, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra dje.

Gjatë incidentit, në një moment, pasqyrat e makinave janë prekur dhe Gjeloshi ka debatuar me Ndrecën. Mes tyre tonet kanë qenë të ashpra, deri edhe kërcënime se mund ta merrnin peng. Të dy kanë rënë dakort të “sqarohen” dhe në moment kanë përdorur armët. Ndreca nga njëra anë dhe Gjeloshi nga ana tjetër.

Nga të shtënat mbeti i plagosur Gjeloshi, Liridon Ismaili, Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri, që ndërroi jetë. E plagosur mbeti edhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj.

Klevis Ndreca u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes, ku dorëzoi edhe armën e krimit. Ai ka deklaruar për hetuesit se qëlloi drejt të rinjve pasi pa që kishin armë dhe mund ta qëllonin. Kjo ngjarje i shtohet listës së gjatë të vrasjeve dhe plagosjeve që përgjakin Shqipërine duke shkaktuar jo vetëm viktima për motive banale por duke i marrë jetën dhe të pafajshmëve që ndodhen aty rastësisht. Siç ndodhi dhe dje me shitësen ambulante Angjelina Gjezaj që humbi jetën teksa shiste qirinj për besimtarët që vizitojnë Kishën e Shna Ndojit në zonën ku ndodhi përplasja fatale mes të rinjve të armatosur.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme