Kronika 4 May 2025, 13:09 Nga VNA

Kandidati i PD Bledion Nallbati sherr me shoferin e kamionit në Bilisht, arrestohet i vëllai “Duçja”, në hetim për dhunë dhe pengim qarkullimi

Ndaje në Whatsapp
Kandidati i PD Bledion Nallbati sherr me shoferin e kamionit në Bilisht,

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Mirasit, në Bilisht, ku janë përfshirë dy vëllezër, Alti dhe Bledjon Nallbati, ky i fundit kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë Alti Nallbati, 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Sipas hetimeve dhe pamjeve filmike, ai ka ndaluar automjetin në mes të rrugës duke penguar qarkullimin, ka zbritur dhe ka debatuar ashpër me një drejtues kamioni, shtetasin S.D., duke tentuar ta zbresë me forcë dhe ta godasë.

Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, Bledjon Nallbati, i cili fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, siç rezulton nga pamjet, ka ndërhyrë dhe ai për të zbritur shoferin nga mjeti me forcë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi sipas deklarimeve të dy vëllezërve, shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe rrezikoi t’i godiste.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme