Kronika 4 May 2025, 12:54 Nga VNA

Dhunonte dhe mbante të mbyllur italianen në Cakran, arrestohet 27 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Dhunonte dhe mbante të mbyllur italianen në Cakran, arrestohet 27

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Ambasadën Italiane në Tiranë, ka finalizuar me sukses operacionin “Fast Reaction”, duke arrestuar një 27-vjeçar që dhunonte dhe mbante të mbyllur bashkëjetuesen e tij italiane.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran, ku i riu, me iniciale A. I., e kishte mbajtur vajzën për disa ditë në banesën e tij, pa dëshirën e saj. Ai ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje dhe vjedhje.

Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit nga Zyra e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane, e cila informoi se një shtetase italiane mbahej e izoluar dhe dhunohej nga bashkëjetuesi.

I riu u kap në tentativë për t’u larguar me një makinë të marrë me qira. Vajza u mor në mbrojtje dhe iu dorëzua autoriteteve italiane në Shqipëri. Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet për rastin iu referuan Prokurorisë së Fierit, ndërsa 27-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme