Kronika 1 June 2026, 21:25 Nga VNA

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

Ndaje në Whatsapp
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka zbuluar se hetimi i Prokurorisë së Posaçme në lidhje me Zvërnecin ka nisur prej 1 viti e gjysmë, ndërkohë ka paralajmëruar se të dhënat që SPAK ka në duar, mund të “djegin” nivele të larta në politikë.

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta. Këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Që do të thotë, ka veprime konkrete që nuk kanë filluar sot dhe nuk është e vërtetë që hetimet kanë nisur sot, kryesisht, por është një hetim që zgjat prej më shumë se një viti e gjysmë.

Flas për hetimin e SPAK-ut që ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur dhe që ka veprime konkrete. Madje, edhe ditën e sotme në News24, asnjë televizion tjetër nuk e transmetoi, por ne kishim të gjitha lëvizjet e SPAK-ut duke ushtruar kontrolle te njerëz të besuar apo të bashkëlidhur me Artur Shehun, që njihet si një personazh kontrovers i botës së krimit, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka pasur, në mesin e atyre që janë kontrolluar në banesa dhe zyra, biznesmenë të njohur, janë sekuestruar celularë… Pra, ka një hetim shumë të thelluar që mendoj se edhe aty brenda, në atë hetim, nuk janë vetëm dokumente, por edhe informacione që News24 disponon. Ka edhe përgjime, ndoshta-ndoshta edhe të prokurorive të huaja, të cilat kanë qenë duke hetuar grupe të strukturuara kriminale dhe individë për llogari të tyre, kur ndërkohë kanë përgjuar edhe eksponentët shqiptarë të krimit”, tha ajo.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme