Kronika 31 May 2026, 12:02 Nga VNA

Dosja “Revanshi”, SPAK kërkon 15 vite burg për vëllain e ish-deputetit Eduart Ndreca

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Revanshi”, SPAK kërkon 15 vite burg për

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 15 vite burgim për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili po gjykohet në kuadër të një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për të reduktohet në 10 vite. Ndreca akuzohet se në vitin 2020 ka organizuar dhe financuar trafikimin e 243 kilogramëve kanabis në Lezhë.

 

Për Elvis Ndrecën, kushëri me ish-deputetin, u kërkua dënimi me 6 vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bami.

Për ish-specialin e RENEA-s, Adrian Pikli, u kërkua dënimi me 7 vite, ndërsa për Deivis Bajramajn 8 vite burgim për akuzën e trafikut të armëve. Ndërsa për Edison Muçekun u kërkuan 6 vite burgim, pasi akuzohet se në muajt maj-korrik 2020, bashkë me Albert Zajën, ka siguruar kushtet për vrasjen e Hamza Terziut.

Në kuadër të dosjes “Revanshi”, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, u goditën disa grupe kriminale. Të pandehurit e tjerë po gjykohen në procese paralele. Nën akuzë është ish-deputeti socialist Arben Ndoka, si dhe Endrit Dokle, Fatmir Hyseni, Ervis Martinaj, Fatmir Troplini, Durim Bami, Marklen Haka dhe Elson Reci.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme