Kronika 29 May 2026, 18:53 Nga VNA

11 këmbësorë humbën jetën në dy muaj, rriten aksidentet fatale në vend

Ndaje në Whatsapp

fgbfgfgb.PNG

Numri i aksidenteve rrugore me pasoja fatale ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit, duke shtuar shqetësimin për sigurinë në rrugët e vendit. Veçanërisht alarmues konsiderohet fakti që një pjesë e madhe e viktimave janë këmbësorë, përfshirë edhe fëmijë.

Të dhënat e muajve prill dhe maj tregojnë se të paktën 11 këmbësorë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Shumë prej rasteve kanë ndodhur në zona të populluara apo pranë shkollave, duke nxjerrë në pah problemet me respektimin e rregullave të qarkullimit dhe mungesën e sigurisë për qytetarët që lëvizin në rrugë.

Kjo ka sjell një situatë tepër shqetësuese, duke shtuar ndjeshëm numri i aksidenteve ku viktima janë qytetarë që ecin në trotuare apo kalojnë rrugën, dhe jo drejtues automjetesh.

Mes viktimave të këtyre muajve ka pasur edhe të mitur. Dy fëmijë humbën jetën në Durrës pasi u përplasën në trotuar nga një automjet që drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur. Ndërkohë, ngjarja më e fundit tragjike u regjistrua në Elbasan, ku një 7-vjeçar humbi jetën pranë shkollës së fshatit Mengël pasi u godit nga automjeti i drejtuar nga regjisori Petri Bozo.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme