Kronika 28 May 2026, 22:35 Nga VNA

Lala dënon pezullimin e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë: “Skandal i paprecedentë, përpjekje për të pushtuar institucionin”

Ndaje në Whatsapp
Lala dënon pezullimin e dekanes së Fakultetit të

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj vendimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, për pezullimin nga detyra të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, e cila aktualisht kandidon për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala e cilësoi këtë vendim si një “skandal të paprecedentë”, duke argumentuar se pezullimi bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin për autonominë universitare.

“Zonja Dorina Hoxha kandidon për në KLGJ. Pezullimi nga rektori Artan Hoxha është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për autonominë universitare. Asnjë institucion nuk ka reaguar për këtë skandal të paprecedentë”, deklaroi Lala.

Sipas saj, dekania e Fakultetit të Drejtësisë pritet t’i drejtohet Gjykatës Administrative për të kundërshtuar vendimin e rektorit.

“Nesër zonja Hoxha do t’i drejtohet Gjykatës Administrative për rektorin Artan Hoxha. Ilir Rusi, që është kreu i KLGJ sot, më parë ka qenë dekan, por nuk u pezullua atëherë kur kandidoi”, u shpreh gazetarja.

Lala theksoi gjithashtu se procesi i garës për anëtarët e KLGJ-së është afatgjatë dhe se pezullimi i dekanes, sipas saj, krijon precedent problematik.

“Gara për anëtarë të KLGJ zgjat një vit e gjysmë dhe ky është uzurpim. Të shkojë përpjekja për të uzurpuar institucionet e arsimit të lartë, kjo është e papranueshme”, deklaroi ajo.

Në vijim, gazetarja u ndal edhe tek situata brenda Fakultetit të Drejtësisë, duke pretenduar se ndërhyrjet në autonominë universitare kanë qenë të vazhdueshme.

"Aty brenda Fakultetit Juridik, dekanët kanë pasur vështirësi në administrimin e autonomisë universitare. Kjo histori është një dhe e vetme: përpjekje për të pushtuar Fakultetin e Drejtësisë”, përfundoi Lala.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme