Kronika 28 May 2026, 13:43 Nga VNA

Dhunë dhe akuza për vjedhje në mbledhjen e ortakëve të “Finman” shpk, një person përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.PNG

Sot në orën 11:00, në mbledhjen e asamblesë së ortakëve të shoqërisë “Finman” shpk, që zotëron shoqëritë “Albstar” shpk, “Manastiri Resort” shpk, “Arena Center” shpk dhe shumë shoqëri të tjera, ortaku maxhoritar Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe bodigardët e tyre, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, si dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakës tjetër të shoqërisë, z. Sokol Agalliu, pasi ky i fundit ka zbuluar dhe i ka akuzuar ata për vjedhjen e 500 milionë lekëve të vjetra nga arka e kompanisë dhe vjedhjen e 750 m2 tek “Manastiri Resort”.

Aktualisht, z. Sokol Agalliu ndodhet në urgjencën e spitalit Salus në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve në kokë dhe po kryen skaner.

WhatsApp Image 2026-05-28 at 1.31.21 PM.jpeg

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme