Kronika 28 May 2026, 10:50 Nga VNA

Zbardhet plagosja e Juxhin Hamajesit, shpallet në kërkim Klodian Kallo dhe 2 bashkëpunëtorët

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet plagosja e Juxhin Hamajesit, shpallet në kërkim Klodian Kallo

Janë zbardhur autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të ndodhur më 26 maj 2026, ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Juxhin Hamajesi.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Klodian Kallo, i cili është shpallur në kërkim së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, të dyshuar se e ndihmuan të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa vetë Hamajesi ka deklaruar në polici se u plagos në këmbë pas një përplasjeje. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat hetimore rezulton se konflikti mes Hamajesit dhe Kallos lidhet me një mosmarrëveshje të hershme financiare. Dyshohet se 34-vjeçari i kishte marrë Kallos një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, pa kryer pagesën. Sipas hetuesve, Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajesit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste.

Fillimisht mes tyre ka pasur debat verbal, ndërsa më pas i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Pas ngjarjes, Hamajesi është marrë në pyetje në spital, por ka refuzuar të japë deklarime për grupin hetimor.

34-vjeçari rezulton me precedentë penalë, pasi është arrestuar më herët për trafikim të emigrantëve klandestinë. Po ashtu, në vitin 2018 ai i shpëtoi një atentati, ku ishte qëlluar me armë zjarri nga Santjago Malko.

Edhe Klodian Kallo rezulton person me precedentë penalë, pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, pas një rasti kur kishte qëlluar në ajër.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme