Kronika 27 May 2026, 21:24 Nga VNA

Shqiptari plagos me armë pakistanezin në Athinë, policia arreston tre bashkëpunëtorët

Ndaje në Whatsapp
Shqiptari plagos me armë pakistanezin në Athinë, policia arreston

Një person me origjinë pakistaneze mbeti i plagosur pas një sulmi me armë zjarri të regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën e Patissias, në Athinë, ndërsa policia greke ka arrestuar tre persona me origjinë shqiptare të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:30, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze, duke e plagosur në këmbë. Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja duke hipur në një automjet tip BMW ngjyrë gri, ku po e prisnin tre persona të tjerë.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia greke nisi një operacion për kapjen e autorëve.

Pas ndjekjes policore, automjeti i dyshuar u lokalizua në rrugën “Tsounta”, pranë bulevardit “Kifissou”, në aksin rrugor drejt Lamias. Gjatë tentativës për t’u larguar, makina u përplas me disa automjete të tjera dhe më pas u ndal.

Autoritetet greke arrestuan tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person i katërt, i dyshuar si autori i të shtënave, vijon të jetë në kërkim.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme