Kronika 27 May 2026, 10:47 Nga VNA

E rëndë, gardisti vetëvritet në banesë me armën e shërbimit

Ndaje në Whatsapp
E rëndë, gardisti vetëvritet në banesë me armën e

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të mërkure në një banesë në rrugën e Dibrës. Gardisti, 42-vjeçar Albert Gadica është vetëvrarë me armën e shërbimit.

“Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Sipas familjarëve, 42-vjeçari kishte shfaqur shenja të depresionit për shkak të disa problemeve familjare që lidhen me çështjet ekonomike dhe shëndetësore.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme