Kronika 26 May 2026, 18:37 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin dhe “2A Group”, kompania e Behgjet Pacollit rikthehet në Aeroportin e Vlorës

Ndaje në Whatsapp

bfgfgbgb.jpg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë “2A Group” lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit në projekt të kompanisë së Behgjet Pacolli.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë, duke rrëzuar masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”.

Më herët, Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin që i jepte Valon Ademit të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa kompania e Behgjet Pacollit përjashtohej nga vendimmarrja.

Përplasja ligjore mes palëve kishte sjellë tensione edhe në kantierin e punimeve të aeroportit, ku ditët e fundit u raportuan përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe përfaqësuesve të kompanisë së Ademit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, date 23.12.2025 të Gjykates së Shkallës Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), date 19.02.2026 te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te

Pergjithshem Tirane dhe rëzimin e kerkeses se paditesve "Vlora Internacional Airport" SHPK dhe

"ZA Group" për marrjen e masës së sigurimit te padise.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme