Kronika 25 May 2026, 22:32 Nga VNA

Skandali me ndërtimet pa leje, prokuroria masa për biznesmenë, zyrtarë të IMT-së dhe police

Ndaje në Whatsapp
Skandali me ndërtimet pa leje, prokuroria masa për biznesmenë,

Prokuroria e Sarandës ka firmosur 12 masa sigurie për zyrtarë të IMT-së, zyrtarë policie si dhe biznesmenë, për skandalin e ndërtimeve pa leje. 

Burimet konfirmojnë se prokuroria ka firmosur masë sigurie për kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Sarandë, Eduart Veliu si dhe 3 inspektorë. Policia ka ndaluar biznesmenin Alqi Papa i “Oasis”, ndërsa është arrestuar Kristofor Satka, specialist i policisë në Ksamil. Masë sigurie edhe firmosur dhe për Irkli Kociu, officer policie. 

Prokuroria ka firmosur masë edhe për Merdar Koshin, ndërtues. Ai akuzohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në zemër të Sarandës. 

Në listën e personave të dyshuar edhe dhe Arjola Dhrami, pronarja e lokalit Copacabana. Kjo e fundit është motra e Xhaferr Bajos, i akuzuar se bashkë Griseld Taullaj, organizoi dhe realizoi atentatin me eksploziv, në shkurt të 2026 në Konispol në dëm te Mirash Gjikolës. 

Bajo është i lidhur me grupin kriminal të Eldjan Allushit, që është në kërkim ndërkombëtar. 

Aksioni vjen mënjeherë pas arrestimeve të zyrtarëve të policisë së Sarandës.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme