Kronika 25 May 2026, 20:42 Nga VNA

Aksident në Vaqarr: përplasen dy makina, lëndohen 6 fëmijë që po shkonin të luanin kalçeto dhe një grua shtatzënë

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Vaqarr: përplasen dy makina, lëndohen 6

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në njërën prej makinave udhëtonte një grua shtatzënë bashkë me 6 fëmijë të mitur, të moshave nga 6 deri në 10 vjeç, të cilët po shkonin të luanin kalçeto.

Si pasojë e përplasjes, fëmijët dhe drejtuesja e mjetit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital, ku po marrin mjekim. Sipas policisë, fatmirësisht të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit paraprak, aksidenti ndodhi rreth orës 19:05, kur automjeti që drejtohej nga shtetasja me iniciale Xh. Sh. u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. P.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme