Kronika 25 May 2026, 16:21 Nga VNA

Arrestohet në Dubai Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës, në pranga dhe disa të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Dubai Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës, në

Arrestohet në Dubai Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në Tiranë në sagën e përplasjes me grupin e Memaliajt. Në pranga kanë përfunduar dhe disa të kërkuar të tjerë të SPAK. Gjithashtu janë arrestuar dhe Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.

Njoftimi i policisë

Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.  

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.  

-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.   

-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik. 

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false. 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme