Kronika 25 May 2026, 22:49 Nga VNA

“Baza shqiptare” e kokainës në Itali, antimafia mbyll hetimet: 37 të dyshuar, qindra mijëra euro dhe 137 kg drogë drejt Salentos

Ndaje në Whatsapp
“Baza shqiptare” e kokainës në Itali, antimafia mbyll

Antimafia italiane e Brescias ka mbyllur hetimet paraprake për një organizatë transnacionale të trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë, ku sipas prokurorisë, shqiptarët kishin rolin kryesor në furnizimin, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës.

Në qendër të dosjes është Altin Shehaj, shqiptar me origjinë nga Kavaja, i konsideruar nga hetuesit si një nga drejtuesit e “bazës së Leçes”, që menaxhonte shpërndarjen e kokainës në jug të Italisë. Hetimet flasin për ngarkesa me dhjetëra kilogramë drogë dhe pagesa që arrinin deri në 600 mijë euro.

Sipas dosjes, vetëm mes nëntorit 2020 dhe janarit 2021 në provincën e Leçes kanë mbërritur rreth 137 kilogramë kokainë.

Autoritetet italiane thonë se grupi përdorte komunikime të koduara dhe baza logjistike për magazinimin e drogës, ndërsa rrjeti shtrihej nga Shqipëria deri në veri e jug të Italisë.

Mes 37 personave nën hetim janë:

* Altin Shehaj
* Saimir Baroti
* Ervis Belshaku
* Donald Cala
* Eno Cala
* Rei Caushaj
* Mahmut Cela
* Uljan Cela
* Eduart Deda
* Ardian Deliu
* Blerim Dervishi
* Elis Ferra
* Arber Gjidodaj
* Migert Harizi
* Adriatik Hasa
* Bardhul Hoxha
* Artur Hoxhosmani
* Gazmend Hyka
* Muharrem Hyka
* Hazir Hyseni
* Artan Kalaja
* Dorian Konti
* Fatjona Kordha
* Adem Kuqi
* Klajdi Lala
* Denis Likmeta
* Denis Myftiu
* Mentor Qato
* Erald Salla
* Juljan Shaba
* Gazmend Shehu
* Mario Skilja
* Saimir Tusha
* Ilir Veliaj
* Kejdi Xhelili

Ndërsa në dosje përmenden edhe italianët Fabio Perdicchia dhe Vincenzo Bruno, të dyshuar si pjesë e rrjetit logjistik dhe shpërndarës në territorin italian.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme