Kronika 26 May 2026, 18:31 Nga VNA

‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

Ndaje në Whatsapp

Kastriot Cenko, 42-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi në nëntor të vitit 2024, ka kërkuar falje para Gjykatës së Përzier me Juri, duke pretenduar se humbi kontrollin pas debateve të vazhdueshme në familje.

Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për problemet që, sipas tij, kishin vite që ekzistonin në marrëdhënien me gruan, ndërsa pretendoi se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të tij të fëmijërisë. “E doja shumë. Nuk doja ta besoja çfarë po ndodhte”, tha ai para trupit gjykues.

Sipas Kastriot Cenkos, situata doli jashtë kontrollit në momentin kur Alba Cenko i tha se do të largohej nga shtëpia duke marrë edhe fëmijët, ndërsa pretendoi se fëmija më i vogël nuk ishte i tiji. “Në atë moment u çmenda. E gjithë jeta ime ishin fëmijët e mi”, deklaroi ai, duke pranuar se e kishte goditur me çekiç.

 

Ai pretendoi se më pas u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pa rezultat. Më tej, sipas dëshmisë së tij, e mbështolli trupin dhe fillimisht e fshehu në një dollap të apartamentit, ndërsa më vonë e transferoi në papafingo. Të nesërmen, ai çoi fëmijët në shkollë dhe shkoi në punë, duke u thënë kolegëve se gruaja ishte larguar nga shtëpia.

Gjatë procesit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues ngriti dyshime mbi pretendimet e të akuzuarit, duke theksuar se trupi ishte mbështjellë me shumë shtresa qesesh, çka sipas saj binte ndesh me deklaratën se ai nuk kishte dashur të fshihte krimin.

Kastriot Cenko mohoi se kishte planifikuar të zhdukej apo të fshihte ngjarjen. “Nëse doja të zhdukesha, mund ta kisha bërë. Nuk kam menduar kurrë të fshihesha”, tha ai, duke shtuar se ishte përpjekur të mbronte fëmijët nga pamja e trupit në banesë.

Sipas dosjes hetimore, ai ishte personi që njoftoi autoritetet, rrëfeu krimin dhe tregoi vendin ku kishte fshehur trupin dhe çekiçin e përdorur në vrasje. Gjykimi për ngjarjen vijon ende.

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme