Kronika 28 May 2026, 15:43 Nga VNA

Policia italiane godet tjetër rrjet trafiku droge Spanjë–Shqipëri–Itali, 9 të arrestuar dhe mbi 110 kg drogë të sekuestruar

Ndaje në Whatsapp

dbfbggb.jpg

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës që operonte në aksin Spanjë–Shqipëri–Itali, duke finalizuar 9 arrestime dhe sekuestruar mbi 110 kilogramë kokainë dhe kanabis.

Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Leçes, e cila njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake ndaj nëntë personave, dy prej tyre me origjinë nga Salento dhe shtatë shtetas marokenë, të vendosur në provincat e Leçes, Bolonjës dhe Modenës.

Sipas hetimeve të GICO-s dhe njësisë PEF të Leçes, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen ndërkombëtare të lëndëve narkotike, me një rrjet që shtrihej edhe në zonën e Napolit. Droga, sipas autoriteteve, transportohej nga Spanja përmes Shqipërisë dhe më pas mbërrinte në Salento.

Gjatë operacionit në provincën e Leçes, u sekuestruan mbi 110 kilogramë drogë, përfshirë kokainë dhe kanabis, si dhe katër automjete. Shtatë persona u arrestuan në flagrancë gjatë transportit të lëndës narkotike, ndërsa ata nuk përfshihen në listën e personave ndaj të cilëve janë mbyllur hetimet.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se droga e sekuestruar, nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime të paligjshme rreth 500 mijë euro për grupet kriminale.

Sipas Guardia di Finanza, ky nuk është një rast i izoluar, pasi që në tetor 2025, gjatë operacionit “Gioele”, autoritetet kishin goditur më parë të njëjtën rrugë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme