Kronika 29 May 2026, 09:40 Nga VNA

U plagos nga shoku gjatë festës, ndërron jetë i mituri Mateo Likaj, rëndohet akuza për 19-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp
U plagos nga shoku gjatë festës, ndërron jetë i mituri Mateo

Mateo Likaj, 17 vjeç, i cili u plagos nga shoku i tij teksa festonin në një banesë në zonën e ish-doganës, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës.

I mituri, nuk mundi të mbijetonte, pasi plumbi e kishte prekur në kokë dhe gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 23 maj 2026, ku në rrugën “Berit Beker”, pranë Ish-Doganës, u gjet i shtrirë në tokë shtetasi Mateo Likaj, 17 vjeç, i plagosur me armë zjarri në pjesën e ballit.

Fillimisht u mendua se i mituri ishte qëlluar në rrugë, por nga veprimet e mëtejshme rezultoi se Rigers Sylaj, 19 vjeç, kishte ftuar shokët e tij, Adri Veshti, Serxho Koci, Kristel Koci, Erjon Halilaj dhe Mateo Likaj, të qëndronin në shtëpinë e tij, pasi prindërit i kishte jashtë vendit.

Ata kanë blerë dy shishe pije alkoolike “Gin Gordons” dhe janë ulur në oborrin e banesës duke konsumuar alkool. Rigers Sylaj ka marrë armën pistoletë dhe nga hetimet e fundit ka rezultuar se ka qëlluar dy herë, jo vetëm njëherë siç edhe u tha në momentet e para. I mituri Likaj është plagosur prej tij me plumb në kokë dhe me qëllim për ta fshehur ngjarjen, ata e kanë nxjerrë në rrugë dhe kanë lajmëruar policinë. Nisur nga të dhënat e reja të zbuluara nga hetimet ndaj Sulajt është ngritur akuza e re e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme