Kronika 31 May 2026, 10:59 Nga VNA

Zvërnec South Adriatic Development ndërpret kontratën me kompaninë e sigurisë pas dhunës ndaj protestuesit

Ndaje në Whatsapp
Zvërnec South Adriatic Development ndërpret kontratën me

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së banorëve në Zvërnec, duke njoftuar se ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë private të sigurisë që operonte në kantierin e projektit.

Në një deklaratë për shtyp, kompania thekson se pas shqyrtimit të materialeve filmike të bëra publike ka arritur në përfundimin se vazhdimi i bashkëpunimit me këtë shoqëri është “absolutisht i papranueshëm”. Sipas saj, kompania e sigurisë nuk ka pasur në asnjë moment instruksione për të vepruar në kundërshtim me ligjin apo në cenim të të drejtave të qytetarëve.

“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.

“Zvërnec South Adriatic Development” ka kërkuar ndjesë për incidentin dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të paanshëm, duke ndëshkuar sipas ligjit personat përgjegjës. Kompania deklaron se do të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe palëve të interesuara me transparencë të plotë.

Në deklaratë, investitori rithekson gjithashtu rëndësinë e marrëdhënies me komunitetin lokal dhe premton rritjen e komunikimit me banorët e zonës në javët e ardhshme. Njëkohësisht, kompania shpreh keqardhje që ngjarja po shfrytëzohet, sipas saj, për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje të fabrikuara të projektit, me synimin për të krijuar perceptimin se zhvillimi do të dëmtojë natyrën.

Sipas kompanisë, projekti është konceptuar mbi parimin e harmonizimit maksimal me mjedisin dhe ekosistemet e zonës, ndërsa versioni final do t’i prezantohet publikut në një moment të mëvonshëm si dëshmi e përputhshmërisë së tij me standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme