Kronika 31 May 2026, 08:56 Nga VNA

Arrestohet roja private që goditi protestuesin në Zvërnec, Policia nis hetim disiplinor për drejtuesit në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet roja private që goditi protestuesin në Zvërnec,

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqej një punonjës i sigurisë private duke goditur me grusht shtetasin E. S. gjatë protestës së banorëve të Zvërnecit në zonën e Portonovës, Policia e Shtetit ka identifikuar, shoqëruar dhe arrestuar autorin e dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, punonjës i shoqërisë private të sigurisë së kantierit. Ai dyshohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga hetimet paraprake rezulton se G. B. ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, A. G. dhe G. V., të proceduar penalisht, e kanë tërhequr me forcë drejt ambientit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj 2026 nga banorët e fshatit Zvërnec.

Paralelisht me hetimin penal, është urdhëruar edhe nisja e një hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për mënyrën e menaxhimit të protestës dhe masat e marra gjatë zhvillimit të saj.

Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme