Kronika 30 May 2026, 19:41 Nga VNA

Policia e Shtetit kërkon falje për raportimin e rremë në Zvërnec, pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Policia e Shtetit kërkon falje për raportimin e rremë në

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë publike për një informacion të pasaktë të shpërndarë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me protestën e zhvilluar në Zvërnec.

Sipas reagimit zyrtar, rezulton se një nga pretendimet e përfshira në njoftimin e Policisë së Vlorës ka qenë i gabuar. Konkretisht, qytetari i përmendur në komunikatën e mëparshme nuk ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht nga policia lokale.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Policisë së Vlorës, duke argumentuar se besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit është vlera më e rëndësishme e institucionit dhe se cenimi i këtij besimi nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Megjithatë, Policia e Shtetit thekson se pjesa tjetër e komunikatës së Policisë së Vlorës mbetet korrekte dhe se verifikimet e kryera lidhur me territorin ku po zhvillohet konflikti në Zvërnec tregojnë se zona e rrethuar është pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizimet ligjore përkatëse për rrethimin.

Në reagimin e saj, Policia u është drejtuar edhe protestuesve, duke theksuar se çdo pretendim mbi pronësinë ose zhvillimin e një prone private duhet të adresohet përmes rrugëve ligjore dhe në gjykatë.

“Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, thuhet në deklaratën e institucionit.

Reagimi i Policisë së Shtetit vjen pas debatit të krijuar rreth protestës në Zvërnec dhe përplasjeve të raportuara në zonën ku po planifikohet një investim i madh turistik.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme