Kronika 30 May 2026, 10:46 Nga VNA

I zhdukur pa gjurmë prej 4 vitesh, gjykatat vazhdojnë ping-pongun me dosjet e mbretit të kumarit Ervis Martina

Ndaje në Whatsapp
I zhdukur pa gjurmë prej 4 vitesh, gjykatat vazhdojnë ping-pongun me

Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i kumarit rezulton i zhdukur pa gjurmë prej afro 4 vitesh, gjykatat vazhdojnë dhe përplasjen për çështjet ku ai është i pandehur për akuza të ndryshme. Së fundmi, Gjykata e Lartë ka firmosur një vendim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Tiranës, për një çështje ky i pandehur kryesor është Ervis Martinaj.

Bëhet fjalë për një kontroll të ushtruar në vitin 2022 në hotelin Zues Garden, fill pasi Martinaj ishte shpallur në kërkim nga SPAK për akuza të rënda dhe kërkohej të vihej në pranga. Më vonë, në gusht të atij viti ai do të zhdukej pa gjurmë.Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, maska, doreza, etj.

Ervis Martinaj u mor i pandehur për akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ndërsa Armand Merlika, Ergys Merlika dhe D.Pistolja u morën të pandehur  për “moskallëzim krimi”. Lidhur me Martinajn, prokuroria se në hotel u gjetën sende personale (si furcë dhëmbësh) ku u përftua profil gjenetik që rezultoi i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt. Por gjatë gjykimit, gjykata e Tiranës vlerësoi se dosja duhej kaluar për gjykim në GJKKO, pasi Martinaj akuzohej për grup kriminal dhe i kishte kryer veprat në kuadër të grupit. 

Gjykata e Lartë pasi e shqyrtoi çështjen vlerësoi se është kompetencë e Gjykatës së Tiranës dhe jo Gjykatës së Posaçme, kjo për faktin se ndaj të pandehurve nuk është ngritur akuza e grupit kriminal, çka do të bënte kompetente GJKKO. 

Po ndërsa gjykatat po e gjykojnë Martinajn, për akuza të ndryshme penale, fati i tij vijon të mbetet mister. Martinaj, u zhduk pa gjurmë më 9 gusht 2022, tri javë pasi i vranë në atentat mafioz te mbikalimi i Fushë Krujës, kushëririn e tij, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e këtij të fundit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme