Kronika 30 May 2026, 10:37 Nga VNA

Sherr për milionat e “Finman”, përfundojnë në Prokurori biznesmeni Idajet Ismailaj, djali i tij dhe ortaku Sokol Agalliu

Ndaje në Whatsapp
Sherr për milionat e “Finman”, përfundojnë në

Biznesmeni Idajet Ismailaj dhe djali i tij, Florid Ismailaj janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për akuzat e plagosjes së lehtë me dashje dhe dëmtimeve të tjera me dashje në dëm të ortakut të tyre, Sokol Agalliu. Ishte ky i fundit, ortak me 14.5 për qind i kompanisë “Finman”, që kallëzoi dajën e tij Idajet Ismailaj, që zotëron 57 për qind të kompanisë, dhe djalin e dajës, të cilët pretendon se e kishin dhunuar të hënën, gjatë mbledhjes së asamblesë në ambientet e Arena Center në zemër të Tiranës.

Agalliu pretendon se ka zbuluar një vjedhje brenda kompanisë në vlerën e 50 milionë lekëve, si dhe tjetërsimin e 750 metrave katrorë tokë te Manastiri Resort dhe për këtë arsye thotë se u dhunua. Ndërkohë, daja i tij, që është aksioneri kryesor i kompanisë Finman, e cila zotëron edhe 11 kompani të tjera, si Arena Center, Manastiri Resort, Albstar shpk etj., pretendon se djali i motrës ka abuzuar me shpenzimet e kompanisë.

Madje, 10 ditë më parë, Agalliu është shoqëruar nga policia pasi ka dhunuar dy punonjës të kompanisë. Për këtë arsye ai është referuar në Prokurori për akuzat “goditje për shkak të detyrës” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Konflikti mes palëve mbetet i hapur dhe duket se lidhet pikërisht me milionat e kompanisë, një prej sipërmarrjeve më të rëndësishme në vend.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme