Kronika 30 May 2026, 13:40 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Çelës, vëllain e kreut të organizatës kriminale Suel Çela. Në qeli mbetet dhe Sergei Hasanpapaj

Ndaje në Whatsapp

dfvfvvd.png

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Mario Çelës, vëllait të Suel Çelës dhe Sergei Hasanpapës, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi u mor nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi e Genti Shala. Mario Çela u ekstradua nga Belgjika bashkë me Hasanpapaj ku u arrestuan pasi SPAK firmosi urdhër-arrestet për ta.

Vëllai i Suel Çelës akuzohet për vrasje me paramendim, organizatë kriminal apo korrupsion aktiv në sektorin provat.

Hasanpapaj ndërkohë akuzohet si krahu i armatosur i organizatës së drejtuar nga Suel Çela që ndodhet ende në arrati. Organizata në fjalë u godit nga SPAK pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme