Kronika 31 May 2026, 10:37 Nga VNA

Si u zhdukën pronat e Equos Resort nga pronarët dhe u shfaqën në emrin e Ergys Agasit? Dëshmia e Orest Sotës që trondit dosjen e madhe të AKSHI

Ndaje në Whatsapp
Si u zhdukën pronat e Equos Resort nga pronarët dhe u shfaqën

Ergys Agasi, i cili bashkë me Ermal Beqirin janë shpallur në kërkim pasi dyshohen si krerë të një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, rezulton se jo vetëm kishte zyrë brenda Equos Resort, por sipas dëshmisë së biznesmenit Orest Sota, ka regjistruar në emrin e tij edhe pronat e resortit në pronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu.

Një fakt të tillë e pohon vetë Sota, babai i të cilit, Lefter Sota, kishte lidhur kontratë me Allajbeun për të ndërtuar vila në kompleksin Equos. Pagesat, sipas tij, do të bëheshin me klering dhe me vilat që do të ndërtoheshin. Sipas dëshmisë së tij, Agasit, me të cilin kishte miqësi, i ishte lënë një zyrë brenda Equos Resort, ambient ku më vonë do të zbuloheshin edhe shishe vere me vlerë prej mijëra eurosh.

Por ajo që, sipas dëshmisë së Orest Sotës, rezulton edhe më befasuese është fakti se pronat e Equos Resort përfunduan në emër të Ergys Agasit.

“Tek Equos Resort nuk kishte asnjë pronë. Pas kontratës së shitjes me Klodjanin nuk u bënë ndryshime në QKB me administratorin e subjektit Equos, për arsye se nuk ishin bërë pagesat dhe unë nuk mora asnjëherë administrimin e pronës. Unë nuk jam marrë me administrimin e Equos. Më pas kam mësuar se Ergysi ka kaluar pronat e Equos Resort në emër të tij. Këtë gjë e kam mësuar nga shtetasi Klodjan Allajbeu. Kur ka ndodhur ky proces unë nuk kam qenë në dijeni. Kur ka ndodhur kjo, Ergysi nuk ka folur me asnjeri, as nuk ka pyetur njeri dhe as nuk ka bërë asnjë akt noterial lidhur me këto”, ka deklaruar ndër të tjera Orest Sota.

Pronat e regjistruara në emër të Agasit janë sekuestruar nga SPAK. Nën sekuestro janë vendosur edhe pasuri të të dyshuarve të tjerë, përfshirë ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Agasi dhe Beqiri dyshohet se, përmes një skuadre paramilitare, rrëmbenin dhe shantazhonin biznesmenë për t’i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme