Kronika 1 June 2026, 09:01 Nga VNA

Policia u heq licencat dy kompanive të sigurisë private pas ngjarjeve në Zvërnec

Ndaje në Whatsapp
Policia u heq licencat dy kompanive të sigurisë private pas ngjarjeve

Policia e Shtetit ka vendosur t’u heqë licencën dy subjekteve private të sigurisë fizike, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, pas hetimeve administrative të zhvilluara lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së 30 majit 2026 në Portonovë të Zvërnecit.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, hetimet janë kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, me qëllim verifikimin e veprimeve dhe mosveprimeve gjatë tubimit, si dhe të ligjshmërisë së subjekteve private të kontraktuara për ruajtjen e pronës ku po zhvillohet projekti në Portonovë.

Nga verifikimet ka rezultuar se subjekti “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat e nevojshme për kontrollin e hyrjeve dhe daljeve në objekt dhe nuk administronte listën e personave dhe mjeteve të autorizuara për të hyrë në zonë. Për pasojë, sipas Policisë, më 30 maj janë lejuar të futen brenda rrethimit persona të paidentifikuar dhe të panjohur për personelin e sigurisë.

Sipas hetimeve administrative, këta persona kanë ndërhyrë gjatë protestës pa pasur asnjë atribut ligjor, duke goditur dhe tërhequr me forcë një protestues, si dhe duke reaguar ndaj protestuesve me gurë dhe sende të tjera. Policia thekson se punonjësit e kompanisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndaluar apo larguar këta persona.

Ndërkohë, për kompaninë “Major Security”, hetimet kanë konstatuar se një punonjës i licencuar i saj, së bashku me dy persona të tjerë të proceduar penalisht, kanë kryer veprime arbitrare dhe në tejkalim të kompetencave. Sipas Policisë, dy personat e tjerë nuk rezultonin të regjistruar apo të licencuar nga kjo kompani. Ata akuzohen se kanë goditur me grusht një protestues dhe e kanë marrë me forcë brenda rrethimit, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Në përfundim të hetimeve administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur heqjen e licencës për të dy subjektet, duke argumentuar se janë konstatuar shkelje të ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Policia bën të ditur se hetimet penale dhe administrative për ngjarjet e Zvërnecit vijojnë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme