Kronika 1 June 2026, 13:29 Nga VNA

Skënder Hita shpërthen ndaj Policisë së Vlorës për Zvërnecin: Na turpëruat të gjithëve, nis hetimi për zinxhirin komandues

Ndaje në Whatsapp

fdvfvfd.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dënuar ashpër reagimin e Policisë së Vlorës gjatë protestës së zhvilluar dy ditë më parë në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës të një kompanie private sigurie.

Në një konferencë për mediat nga Vlora, Hita deklaroi se përgjegjësia për menaxhimin e situatës bie mbi strukturat vendore të policisë, duke e cilësuar sjelljen e tyre si të papranueshme.

“Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin. Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, u shpreh Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se që prej pasdites së 30 majit është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet gjatë protestës. Paralelisht, sipas tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës.

Deklarata e Hitës vjen pas reagimeve të shumta publike dhe politike të shkaktuara nga pamjet e dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, të cilat ndezën debatin mbi rolin e policisë dhe kompanive private të sigurisë gjatë protestave kundër projektit turistik në zonë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme