Kronika 1 June 2026, 18:37 Nga VNA

Gjykata lë në burg punonjësin e “Major Security” për incidentin në Zvërnec

Ndaje në Whatsapp
Gjykata lë në burg punonjësin e “Major Security”

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Geraldo Bibën, punonjësin e policisë private “Major Security”, i cili u arrestua pas incidentit të ndodhur në Zvërnec më 30 maj, ku tërhoqi zvarrë një qytetar që kishte pretendime për pronësinë në vendin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz pas të cilit është Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Biba akuzohet për veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Bashkë me të janë ndaluar edhe dy punonjës të policisë private të kompanisë “Major Security”, Artur Grami dhe Gazmend Vathi.

Sipas prokurorisë, referuar pamjeve filmike që qarkulluan në media, por edhe dëshmitarëve, i hoqën lirinë shtetasit E.S., duke e tërhequr me forcë dhe nxjerrë jashtë rrethimit të pronës mbi të cilën do të ndërtohet resorti.

Pas ngjarjes në Zvërnec, shoqëria investuese Zvërnec South Adriatic Development njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me “Major Security” dhe kërkoi ndjesë publike për incidentin. Kompania e cilësoi të papranueshëm çdo veprim që cenon të drejtat e qytetarëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hoxha vendosi t’u heqë licencën dy kompanive “Major Security” dhe “Myrto Security 1.3A”.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme