Kronika 1 June 2026, 16:15 Nga VNA

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg truprojën e policisë private Geraldo Biba

Ndaje në Whatsapp

dfvfvd.png

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i një kompanie private sigurie, i ndaluar pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte prokurorja Julinda Gjika. Pas dëgjimit të palëve, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, që vendosi ta lërë në fuqi masën ndaj të ndaluarit.

Ngjarja në Zvërnec ka ndodhur gjatë një proteste të qytetarëve dhe aktivistëve, të cilët kundërshtonin një projekt ndërtimi resorti në një zonë të konsideruar të debatueshme. Sipas raportimeve, gjatë përplasjes mes palëve, protestuesit janë përballur me dhunë nga rojet e sigurisë së kontraktuar nga kompania që po kryen punimet.

Gjatë incidentit, një prej qytetarëve është dhunuar dhe është tërhequr zvarrë nga punonjës të sigurisë private, ngjarje që më pas solli edhe ndërhyrjen e autoriteteve dhe heqjen e licencës së kompanisë së përfshirë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme