Kronika 5 October 2024, 07:59 Nga VNA

Zjarri përfshin një azil privat gjatë natës, dyshohet për 17 të lënduar

Ndaje në Whatsapp
Zjarri përfshin një azil privat gjatë natës, dyshohet

Një azil privat në rrugën Ali Visha është përfshirë nga flakët gjatë natës, me dyshime të para se shkaku ka qenë një batanije elektrike. Megjithatë, hetimet janë ende në vijim për të zbardhur detajet e ngjarjes. Sipas raportimeve, disa të moshuar kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të këtij incidenti.

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.

Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën "Ali Visha", kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme