Kronika 4 October 2024, 12:39 Nga VNA

Mbytja e zhytëses angleze në Sarandë, nis gjyqi, drejtuesi i ekspeditës në arrati 

Ndaje në Whatsapp
Mbytja e zhytëses angleze në Sarandë, nis gjyqi, drejtuesi i

Në Gjykatën e Sarandës u zhvillua së fundmi shortimi për çështjen penale me objekt: “Deklarim ikje të shtetasit Saimir Kushova”, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, të parashikuara nga neni 289/1 i Kodit Penal. Ky rast është i lidhur me vdekjen tragjike të 29-vjeçares angleze Rebecca Ganon, e cila humbi jetën më 19 shtator në gjirin e Sarandës, gjatë një ekspedite private zhytjesh.

Policia arrestoi Saimir Kushovën, drejtuesin e ekspeditës, menjëherë pas incidentit. Gjatë seancës për masën e sigurisë, ai u lirua me garanci pasurore prej 15 milionë lekësh. Megjithatë, pas lirimit, Kushova është zhdukur pa lënë gjurmë dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po përpiqen të gjurmojnë vendndodhjen e të dyshuarit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme