Kronika 3 October 2024, 14:35 Nga VNA

21 Janari/ Artan Hoxha del nga SPAK: Urdhëri është dhënë me gjakftohtësi

Ndaje në Whatsapp
21 Janari/ Artan Hoxha del nga SPAK: Urdhëri është

Teksa la ambjentet e SPAK gazetari Artan Hoxha tha se urdhëri për vrasjen e 4 qytetarëve gjatë demostratës së 21 janarit të 2011 është dhënë me gjakftohtësi. Ai e bëri këtë deklaratë pasi dorëzoi në prokurori një audio.

"Prokuroria do të vlerësojë sa i vlefshëm është ai audioregjistrim. Jo vetëm ka qenë me urdhër, por urdhër ka ardhur më lart me gjakftohtësi më të madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri për të ndaluar. Nëse zjarri do të zgjaste sikur 30 sekonda më shumë, aty do të ishte bërë masakër shumë më e madhe se sa u bë”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij SPAK ka mundësinë të zbardhë vrasjet e 21 janarit.

 

 

 

"Nëse nuk zbardhet as këtë radhë, nuk ka për t’u zbardhur më. Provat u prishën që në momentin që ndodhi ngjarja. SPAK tani është më ndryshe, e ka ma të lehtë të thërrasë zyrtarë të lartë" tha Hoxha. SPAK po heton per të identifikuar urdhëruesit e vrasjeve me 21 janar. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë demostratës së opozitës qe drejtohej atëkohë nga Edi Rama u vranë Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi e Aleks Nika.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme