Kronika 2 October 2024, 15:29 Nga VNA

Naureda Llagami/ Kandidate e mundshme për Gjykatën Kushtetuese pas mandatit në krye të KLGJ

Ndaje në Whatsapp
Naureda Llagami/ Kandidate e mundshme për Gjykatën Kushtetuese pas

Naureda Llagami pritet të jetë një nga kandidaturat e mundshme për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aktualisht në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ajo ka mbajtur këtë post që prej vitit 2018, ndërkohë që mandati i saj në këtë detyrë përfundon në dhjetor të 2023.

Gjatë kohës që drejtoi Këshillin e Lartë Gjyqësor, zonja Llagami nuk la ndonjë gjurmë të veçantë, përveç hartës së re gjyqësore në bashkëpunim me ministrin Ulsi Manja. Kjo hartë, në fakt, u prit me kundërshti për shkak të rritjes së ngarkesës në gjykatat e rretheve, duke mbyllur disa gjykata në qytete të ndryshme.

Një nga vendimet e para të zonjës Llagami në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor ishte mbyllja e dyerve të medias, edhe gjatë seancave plenare, me arsyetimin se bëhej fjalë për sekrete shtetërore.

Llagami pritet të “konkurojë” për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së anëtares Elsa Toska.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme