Kronika 3 October 2024, 09:06 Nga VNA

Ilir Proda, sot zyrtarisht në zyrën e re si drejtor i Policisë së Shtetit, mes dritëhijesh nga hetimi i SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda, sot zyrtarisht në zyrën e re si drejtor i Policisë

Sot është dita e parë e punës së drejtorit të ri të policisë. Ilir Proda “fitoi” konkursin e shpallur nga ministri pa konkurs, Ervin Hoxha, i cili dje, duke justifikuar pastërtinë e figurës së drejtorit të ri, deklaroi në mënyrë të hileqare: “Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin.”

Në fakt, ministri e di shumë mirë se përgjigja e SPAK ka qenë se ndaj Ilir Prodes nuk është regjistruar hetim, por se telefoni i tij është ende duke u verifikuar. Procesi i verifikimit nuk ka përfunduar ende, për sa kohë telefoni i Prodes ndodhet ende në SPAK. Komisioni që e vlerësoi zotin Proda dhe që përbëhet nga policë, e di shumë mirë se nëse një telefon është sekuestruar dhe po verifikohet, dyshimet janë jo të vogla. Dhe këtu bëhet fjalë për SPAK, që heton krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta, jo për një prokurori të thjeshtë.

A nuk duhet ta merrte në konsideratë komisioni këtë gjatë vlerësimit të kandidatëve? Sekuestrimi i telefonit për dyshime që lidhen me dekonspirimin e informacionit për krimin e organizuar do të rrezonte emërimin e një polici të thjeshtë, jo të këtij niveli.

Ilir Proda është një nga drejtuesit e policisë, të cilit i është sekuestruar telefoni për shkak se SPAK dyshon se ai, si drejtues i policisë së Elbasanit, mund të ketë nxjerrë sekretin hetimor përpara se vendimi i gjykatës të vihej në ekzekutim.

Të shpresojmë që drejtori i ri i policisë të ketë gjetur një telefon dhe një numër të ri për të nisur sot detyrën, pa mbyllur ende mirë “hesapet” me verifikimin që po kryen SPAK ndaj tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme