Kronika 3 October 2024, 14:19 Nga VNA

Ervin Hoxha prezanton Ilir Proda si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Ervin Hoxha prezanton Ilir Proda si Drejtor të Përgjithshëm

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka prezantuar sot Ilir Proda si Drejtor të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha njoftoi se ceremonia e betimit të Prodës do të mbahet pasi të përzgjidhen edhe drejtuesit e 12 qarqeve të vendit.

Sipas Hoxhës, emërimi i Prodës shënon një fazë të re për organizatën e policisë. “Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht. Standarti i lartë i ngritur nga policia e shtetit duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të konsolidohet,” u shpreh ministri.

Nga ana e tij, Proda falënderoi ministrin dhe shprehu vendosmërinë e tij dhe të të gjithë efektivit të policisë për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike. “Në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, betohem të mbaj me nder flamurin e policisë së shtetit dhe të zbatoj ligjin me përkushtim,” tha Proda.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme