Kronika 4 October 2024, 10:51 Nga VNA

Drejtori i ri i Policisë propagandë me emrat e profesionistëve/ Si e përdori Ilir Proda emërimin e bashkëshortes së Dëshmorit të Atdheut

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i ri i Policisë propagandë me emrat e profesionistëve/

Ditën e dytë të punës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda e ka nisur me propagandën e përgatitur nga qeveria. Ai ka shpërndarë për mediat një njoftim ku “mburret” se ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshorten e Dëshmorit të Atdheut, Saimir Duçkollari.

Që një drejtor, zgjedhja e të cilit u pretendua se u bë me konkurs, të emërojë në një detyrë të rëndësishme një zonjë vetëm sepse është bashkëshortja e një dëshmori të atdheut, tregon qartë mungesën e standardit profesional.

Zonja Duçkollari e meriton detyrën e re edhe pa i përmendur bashkëshortin e vrarë në krye të detyrës. Ta përdorësh meritën e një profesionisteje të policisë në funksion të zyrës së propagandës nuk tregon respekt për bashkëshorten e një një dëshmori të rënë në krye të detyrës. Respekti nuk tregohet me emërimin e gruas, por me vlerësimin për punën dhe jetën e të gjithë punonjësve të rendit të vrarë në krye të detyrës. Çdo punonjës policie i vrarë në detyrë duhet vlerësuar dhe respektuar. Për këtë, shteti shqiptar ka hartuar ligje dhe rregulla që, më shumë sesa të përdoren në mënyrë selektive për propagandë, duhet të jenë standarde të respektuara nga të gjithë drejtuesit e policisë dhe ministrat e rendit.

Saimir Duckollari u bra nga Dritan Dajti në gusht të 2009 bashkë me 3 oficerët e tjerë Kastriot Feskaj, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari. Pas një dekade e gjysmë perballje me drejtësisë Dajti u dënua së fundmi me burgim të përjetshëm.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme