Kronika 4 October 2024, 09:15 Nga VNA

Aksident tragjik në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën një 60-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në autostradën Thumanë-Tiranë, humb

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë. Sipas raportimeve paraprake, automjeti tip “Volksëwagen” është përplasur me një mjet tjetër tip “Audi”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, një 60-vjeçar.

Dyshohet se shkak i aksidentit janë punimet që po kryhen nga kompania “Gener 2” për rikonstruksionin e rrugës, e cila ka pasur probleme strukturore në disa pika. Në vendin ku ndodhi aksidenti, po asfaltohej një pjesë e korsisë që kishte pësuar dëmtime dhe ulje, megjithëse rruga nuk ishte ende përfunduar dhe e hapur për qarkullim të plotë.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa bëhet thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme