Kronika 4 October 2024, 11:29 Nga VNA

Plagosje me armë në Laknas/ Arrestohet një 15-vjeçar, nën hetim një 16-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me armë në Laknas/ Arrestohet një 15-vjeçar,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Laknasit, ku një 15-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi një të mitur 14-vjeçar me një mjet prerës. Konflikti ndodhi më 2 tetor 2024, rreth orës 18:00, për shkak të motiveve të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja u zhvillua pas një zënke mes të miturve. 15-vjeçari ka përdorur një mjet prerës për të goditur 14-vjeçarin, i cili tani ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në të njëjtën kohë, është vënë nën hetim një tjetër i mitur, 16-vjeç, pasi nuk ka raportuar ngjarjen në polici.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurit mbetet në monitorim të rreptë nga mjekët.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme