Kronika 4 October 2024, 17:45 Nga VNA

Grabitet taksisti në Tiranë, dy persona i vjedhin 220 mijë euro që sapo i kishte marrë nga pika e këmbimit valutor

Ndaje në Whatsapp
Grabitet taksisti në Tiranë, dy persona i vjedhin 220 mijë euro

Dy persona kana grabitur një taksist në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut pranë kryqëzimit të “Librit Universitar” dhe shuma e grabitur është 220 mijë euro.

Sipas informacioneve taksisti sapo kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe ishte nisur për t’i dorëzuar në bankë.

Teksa ka ngecur në trafik për shkak të motit të keq, dy personat i janë afruar taksisë dhe kanë thyer xhamin e pasëm.

Prej aty, grabitësit kanë marrë çantën me plot 220 mijë euro dhe janë larguar.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme