Kronika 4 October 2024, 13:33 Nga VNA

Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë cakton datën

Ndaje në Whatsapp
Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë me 15 tetor kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg. Nga të dhënat e faqes zyrtare të gjykatës rezulton se kërkesa do te shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj.

Ish-deputeti demokrat kërkon të mos e vuajë dënimin me 1 vit burg, thënë ndryshe të pezullohet pasi vajtja në qeli i shkakton pasoja të rënda, si  humbjen e mandatit të deputetit dhe pamundësi kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 2005. Salianji u dënua me 1 vit burg për dosjen Babale dhe aktualisht ndodhet në burgun e Fierit duke vuajtur këtë dënim. Salianji e konsideron verdiktin e gjykatës si sulm politik dhe hakmarrje të Fatmir Xhafajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme